Flash News

E-TJERA

Trafik droge në Danimarkë/ SPAK sekuestron 1 mln euro pasuri: Cash, pulari dhe makina

Trafik droge në Danimarkë/ SPAK sekuestron 1 mln euro pasuri: Cash,

SPAK ka sekuestruar 1 milionë euro pasuri të  Astrit Beqirit, të përfituar nga aktivitet kriminal trafik droge në Danimarkë. Në sekuestro konsiston të ketë, sipas SPAK, një aktivitet biznesi pulari në Shkodër me vlerë 400 mijë euro, 5 automjete të ndryshme në vlerë 173.500 euro dhe 8.6 milionë lekë cash.

"Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal - trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë.  Vlera:  1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë / 5 automjete të ndryshme / 173 500 € & 8.6 Milion lek cash", njofton SPAK.

Kujtojmë se aktiviteti kriminal i Astrit Beqirit dhe bandës së tij,nuk shtrihej vetëm në Danimarkë, por edhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë  “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin te Astrit Beqiri në Shkodër.

Të fundit