Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trafik droge nga Amerika Latine në Evropë, si po fshihen kriminelët ballkanikë dhe paratë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjatë 20 viteve të fundit, grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë në tregtinë globale të drogës. Rrjetet ballkanike janë të përfshira në trafikun e heroinës, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit, si dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në portet në Evropën Perëndimore dhe Juglindore.
Në këtë proces, ata kanë grumbulluar pasuri të konsiderueshme dhe një reputacion të jashtëzakonshëm -. Edhe pse ata mbajnë lidhje me atdheun e tyre, shumica e operacioneve të tyre zhvillohen jashtë Ballkanit Perëndimor.
Migrimi kriminal në Emiratet e Bashkuara Arabe
Në shtator 2020, Europol njoftoi një operacion të madh kundër një grupi kriminal shqipfolës, i konsideruar si një nga më aktivët në tregtinë e kokainës në Evropë. Hetimet rezultuan në arrestimin e 20 individëve nga nëntë vende. Një prej tyre ishte edhe Eldi Dizdari, shqiptar me banim në Dubai. Dizdari është një nga disa shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge që kanë gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Besohet se rreth dy të tretat e të gjithë ‘kokave’ kriminalë shqiptarë fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aftësia e tyre për të qëndruar në vend duket se lehtësohet duke blerë pasuri të paluajtshme dhe duke investuar në ekonominë vendase. “Kriminelët e mëdhenj nga Ballkani blejnë qëndrimin e tyre të sigurt duke investuar shuma të mëdha parash në vend dhe duke shpenzuar shumë, duke mbajtur një mënyrë jetese luksoze. Rregulli i vetëm që duhet të ndjekin është të mos përfshihen në trafik droge apo aktivitete të tjera kriminale brenda vendit”, shpjegoi një gazetar investigativ me bazë në Shqipëri, i cili zgjodhi të mbetet anonim. Shumë kriminelë ndihen aq të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe saqë ftojnë familjen dhe miqtë që t'u bashkohen.
Vendi është treguar tërheqës edhe për botën e krimit, sepse deri vonë ka qenë shumë e vështirë ekstradimi i kriminelëve të kërkuar nga ky shtet. Në vitin 2021, policia e Dubait arrestoi pesë zotë kriminalë ndërkombëtarë të drogës nga SHBA, MB, Franca dhe Danimarka; megjithatë, Italia ka më shumë se 18 muaj që pret një përgjigje për kërkesën e saj për ekstradimin e Dizdarit. Ndërkohë, sipas avokatit të tij italian, i ka skaduar edhe periudha e paraburgimit.
Nuk janë vetëm shqiptarët që ndihen si në shtëpinë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas burimeve mediatike në Bosnje dhe Hercegovinë, lideri i kartelit famëkeq Tito dhe Dino, Edin Gaçanin, e ka përdorur vendin si bazë të tij që nga viti 2019. I quajtur 'Eskobari evropian', Gaçanin, boshnjak, akuzohet se është një trafikant i madh kokaine, rrjeti i furnizimit të të cilit lidh tregjet e prodhimit të Amerikës Latine me tregjet e konsumit të Evropës Perëndimore. Fitimet e tij duket se i kanë mundësuar blerjen e pronave si dhe mbrojtjen, pasi deri më tani ai i ka shpëtuar arrestimit edhe pse ka qenë objektiv i disa hetimeve, duke përfshirë edhe Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës.
Costa del Crime e re
Vendimi i bosëve të krimit ballkanik për t'u zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe është pjesë e një tendence më të gjerë. Agjencitë e zbatimit të ligjit në BE deklarojnë se Emiratet janë bërë tërheqëse për ‘mbretërit’ nga një numër vendesh evropiane, si dhe nga MB. Shtypi britanik e ka quajtur Dubain si Costa del Crime e re – duke zëvendësuar strehën famëkeqe të krimit të Spanjës, Costa del Sol. Me kaq shumë bosa bandash në një vend tw tillw, vendi shihet si një strehë për kriminelët; një qendër me rrezik të ulët për koordinimin e aktiviteteve të paligjshme me emisarët jashtë vendit; dhe një vend i mirë për t'u shoqëruar dhe për të lidhur marrëveshje të reja.
Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e 57-të nga 193 vende në botë në renditjen e përgjithshme të kriminalitetit të Indeksit Global të Krimit të Organizuar të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional 2021.
Në mars 2022, mbikëqyrësi global, Task Forca e Veprimit Financiar e vendosi Emiratet e Bashkuara Arabe në listën e saj gri për shqetësimet se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar aktivitetet e paligjshme financiare. Sipas këtij organi ndërqeveritar, vendet e vendosura në këtë listë duhet të punojnë për të adresuar mangësitë strategjike në regjimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në mënyrë të ngjashme, organizata e shoqërisë civile kundër korrupsionit Transparency International tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një "pjesë kyçe në enigmën globale të pastrimit të parave".
Tendenca e lëvizjes në tregje të largëta për të pastruar të ardhurat e krimit tregon sofistikimin e shtuar të kriminelëve ballkanikë dhe është një tregues se sa fleksibël dhe të orientuara drejt biznesit janë bërë këto organizata. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të bashkëpunojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe për të adresuar këtë problem. Përveç kësaj, duhet bërë më shumë për të trajtuar rreziqet e integrimit të të ardhurave nga krimi jashtë shtetit në ekonominë e brishtë politike të Ballkanit Perëndimor. Global Initiative
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38