Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar në aksin Kërrabë–Bradashesh, fluks i madh automjetesh drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në aksin Kërrabë–Bradashesh, fluks i

Një situatë tejet e rënduar trafiku është shënuar këtë të shtunë në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Kërrabës me rreth-rrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve.

Burime nga terreni bëjnë me dije se trafiku është veçanërisht i ngarkuar në drejtim të qyteteve të Juglindjes së vendit, përfshirë Elbasanin, Pogradecin, Korçën dhe më tej. Ky segment strategjik, që shërben si nyje kryesore për qarkullimin në këtë zonë, po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të numrit të lartë të automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa të ndjeshme në lëvizje dhe qarkullimi në disa pjesë të rrugës është ngadalësuar ndjeshëm. Autoritetet e qarkullimit rrugor nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar, ndërkohë që qytetarët u bëjnë thirrje institucioneve për menaxhim më të mirë të situatës dhe ndihmë për lehtësimin e trafikut.

 

 

Të fundit