Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, fluksi i fundjavës bllokon hyrjen e Elbasanit

Trafik i rënduar në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh,

Kaosi në qarkullimin rrugor është rikthyer edhe këtë fundjavë në aksin kombëtar Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, një nga segmentet më të ngarkuara që lidh Tiranën me Elbasanin dhe juglindjen e vendit.

Që prej pasdites së së shtunës, rreth orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me kolona të gjata dhe lëvizje shumë të ngadalta, ndërsa fluksi i automjeteve është rritur ndjeshëm për shkak të udhëtimeve drejt Pogradecit dhe Korçës, ku shumë familje zgjedhin të kalojnë fundjavën.

Situata rëndohet veçanërisht në segmentet problematike të këtij aksi, ku infrastruktura aktuale nuk arrin të përballojë numrin e madh të mjeteve, duke e kthyer trafikun e fundjavës në një problem të përsëritur.

Në përpjekje për të menaxhuar qarkullimin, Policia Rrugore ka shtuar praninë në terren, por pavarësisht ndërhyrjeve, bllokimet nuk janë shmangur plotësisht. Drejtuesit e automjeteve ankohen se mungesa e zgjidhjeve afatgjata infrastrukturore vijon të mbajë këtë aks ndër më problematikët në vend.

Të fundit