Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, policia apel shoferëve: Përdorni rrugë alternative

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, policia

Fundjava ka shënuar një fluks të madh trafiku nga automjete që kthehen në Tiranë.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të ëprdorin rrugët alternative si Rruga e Ndroqit apo aksi Elbasan-Tiranë, në mënyrë që të shmangin trafikun e rënduar në autostradën Durrës-Tiranë.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit