Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar në Elbasan, policia apel drejtuesve të automjeteve: Mos kryeni parakalime të gabuara

Trafik i rënduar në Elbasan, policia apel drejtuesve të

Policia Rrugore e Elbasanit ka apeluar ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë durim për shkak të fluksit të rënduar të automjeteve në akset "Qafë Thanë-Elbasan" dhe "Rrogozhinë-Elbasan". Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia ka njoftuar se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar trafikun dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% dhe kanë shtuar vigjilencën, duke mbajtur nën kontroll fluksin e automjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës dhe atyre që udhëtojnë drejt Korçës dhe bregdetit. Në mbështetje të policisë janë angazhuar gjithashtu shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.

Policia apelon për moderimin e shpejtësisë, qëndrimin në radhë dhe shmangien e parakalimeve të gabuara, që mund të shkaktojnë aksidente dhe bllokime të trafikut. Gjithashtu, qytetarët ftohen të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, qytetarët mund të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Të fundit