Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, fluks i lartë automjetesh drejt Tiranës

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, fluks i lartë

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit vijon të jetë i ngarkuar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Rritja e trafikut lidhet me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, çka ka sjellë fluks të shtuar mjetesh në këtë aks.

Përveç automjeteve që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, në rrugë po qarkullojnë edhe mjete nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duke e rënduar më tej qarkullimin. Policia Rrugore është e pranishme në terren dhe po ndërhyn për menaxhimin e trafikut, me synim normalizimin e lëvizjes.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe durim gjatë udhëtimit, për të shmangur incidente dhe vonesa.

Të fundit