Flash News

E-TJERA

Trafik i rënduar shkakton kaos, aksi drejt Librazhdit problematik

Trafik i rënduar shkakton kaos, aksi drejt Librazhdit problematik

Qyteti i Elbasanit përballet sot me probleme serioze në qarkullim, pasi rrugët kryesore mbeten të bllokuara dhe lëvizja e mjeteve është shumë e ngadaltë.

Sipas raporteve nga terreni, situata është më e vështirë në autostradën Tiranë-Elbasan pranë Bradasheshit, në kryqëzimin e Cerrikut dhe në aksin Elbasan-Librazhd pranë zonës së Mirakës.

Mungesa e rrugëve alternative dhe e bypass-eve për fshatrat përreth ka thelluar problemet.

Në aksin Librazhd-Qafë Thanë, drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për siguri. Në Dragostunjë është regjistruar prezencë akulli, ndërsa Policia Rrugore ndodhet në terren për të asistuar automjetet e bllokuara dhe për të menaxhuar trafikun.

Të fundit