Flash News

E-TJERA

Trafik ilaçesh për Covid-19, falsifikim për shërbim shëndetësor nga Italia, kush janë 3 mjekët shqiptarë nën hetim

Trafik ilaçesh për Covid-19, falsifikim për shërbim

Tre mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia në Itali për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë.

Bëhet fjalë për mjekët e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimir Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Mjekët dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët shqiptarë dhe italianë, përmes një dokumentacioni të falsifikuar dhe me sëmundje të rënda (mashtrim), bënin të mundur hyrjen në Itali të qytetarëve shqiptarë, me pretendimin se kishin nevojë urgjente për ndihmë më të specializuar, për të kaluar në kufi.

 Në kuadër të këtij hetimi nën koordinimin e EUROJUST, SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar 500 mijë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 20 mijë eurove.

 

Të fundit