Flash News

E-TJERA

Trafik kanabisi nga Greqia, 2 në pranga dhe 2 në kërkim, pezullohet punonjësi i DPSHTRR në Korçë

Trafik kanabisi nga Greqia, 2 në pranga dhe 2 në kërkim,

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni për goditjen e trafikut të drogës.

Në pranga ka rënë E. M., 38 vjeç, dhe I. O., 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim F. K., 39 vjeç, dhe E. O., 24 vjeç. 

Dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetas të arrestuar më 18 nëntor 2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

Po ashut, është pezulluar nga detyra edhe punonjësi i DPSHTRR pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

"Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

– u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

– u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

-Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale", njofton policia.

Të fundit