Flash News

E-TJERA

Trafik kokainë dhe pastrim parash me një zinxhir restorantesh, drejtësia belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën

Trafik kokainë dhe pastrim parash me një zinxhir restorantesh,

Prokuroria belge ka kërkuar 8 vite burg për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas mediave vendase, Rraja, bashkë me të afërmin e tij Fioralb Rraja dhe një letonez akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro.

Si nisi hetimi

Hetimi i Antëerp është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti.  Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antwerpit të Belgjikës.  Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem duke përgjuar disa telefonata rresht.  Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro. Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që ‘mbyllte njërin sy’.

Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (gjuha e kodit për 1 kg koks) në Evropë, e mirë për një vlerë neto kriminale prej më shumë se 11 milionë euro.

Të fundit