Flash News

E-TJERA

Trafik kokaine në Tiranë, 3 të arrestuar, sekuestrohet 1 kg kokainë dhe para të shumta

Trafik kokaine në Tiranë, 3 të arrestuar, sekuestrohet 1 kg

Tre shtetas janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar për furnizim dhe shpërndarje të lëndës narkotike kokainë në grupe të ndryshme.

Në një automjet tip “Escalade” u gjet 1 kg e 36.6 gramë kokainë, ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve u sekuestruan 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5 000 paund, automjeti dhe 5 aparate celular.

Të arrestuarit janë E. M., 26 vjeç; I. C., 33 vjeç; dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Hetimi ka nxjerrë në dritë aktivitetin e tyre të organizuar kriminal, që furnizonte disa grupe shpërndarësish në kryeqytet.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate cellular”, njofton policia.

Të fundit