Flash News

E-TJERA

Trafikanti i drejton armën policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri, arratiset dhe braktis çantën me 21 kg d*ogë

Trafikanti i drejton armën policisë në kufirin

Një trafikant është kapur në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri teksa po tentonte të kalonte i armatosur, duke mbajtur me vete një çantë me drogë.

Në momentin që është pikasur nga efektivët e policisë, i dyshuari iu ka drejtuar armën e zjarrit dhe më pas ka hedhur çantën dhe është larguar drejt zonës malore në Shqipëri.

Policia ka kontrolluar çantën brenda së cilës ka gjetur 21 kilogramë marihuanë.

Trafikanti i drejton armën policisë në kufirin
Çanta me drogë

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

Në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit