Flash News

E-TJERA

Trafikim automjetesh nga Kosova, arrestohen dy të rinj në aksin Shishtavec-Kukës

Trafikim automjetesh nga Kosova, arrestohen dy të rinj në aksin

Dy të rinj, përkatësisht 22 dhe 19 vjeç, janë ndaluar nga Policia në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, ndërsa po lëviznin me automjete që dyshohet se janë trafikuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, përmes territorit të fshatit Pakisht.

Sipas njoftimit zyrtar, të rinjtë i janë shmangur kontrollit kufitar dhe shërbimit doganor, duke hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.

Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Kukësit, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa të rinjtë do të hetohen për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Të fundit