Flash News

E-TJERA

Trafikimi i klandestinëve, detaje nga operacioni, në pranga ra edhe një efektiv policie

Trafikimi i klandestinëve, detaje nga operacioni, në pranga ra edhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me operacioni e SPAK për trafikimin e klandestinëve, ku u arrestuan 21 persona.

Rrumbullaku ka zbardhur skemën se si bëhej kalimi i personave për në vendet e BE. Ai tha se kalimi bëhej me dokumente të falsifikuara të cilat u dërgoheshin me postë.

Në pranga ka rënë edhe një punonjës policie.

“U zbatuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për 31 shtetas për ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit. U arrestuar 21 shtetas, 4 persona të tjerë janë jashtë vendit.

U sekuestruan: 7 automjete, një laborator për falsifikimin e dokumenteve, 25 mijë euro, 20 mijë paund, laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.

Subjektet kryesore falsifikonin dokumente për persona që të lëviznin jashtë vendit kryesisht në vendet e BE.

Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin.

Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë.

Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan  7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri.

120 kontrata blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE”, deklaroi Rrumbullaku.

Të fundit