Flash News

E-TJERA

Trafikoi 137 kg kokainë, SPAK jep pretencën për biznesmenin Gentian Malindi

Trafikoi 137 kg kokainë, SPAK jep pretencën për biznesmenin

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin e 137 kg drogë. 

SPAK kërkon 19 vite burg për biznesmenin, i cili akuzohet si porositës i 137 kokainës e cila mbërriti nga Ekuadori në Durrës. Malindit i ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht, SPAK kërkoi 12 vjet e 8 muaj.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Malindi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit.

 

 

Të fundit