Flash News

E-TJERA

Trafikoi 2.5 tonë kanabis drejt Italisë, SPAK kërkon 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë

Trafikoi 2.5 tonë kanabis drejt Italisë, SPAK kërkon 17 vite burg
Festim Lelaj

SPAK-u ka kërkuar 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj. Ky i fundit është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh nga Shqipëria në Itali. Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe  Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite dhe Artur Riza, 18 vite, ndërsa me gjykim të shkurtuar 12 vite. Ish-polici dhe këta dy të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke trafikuar 2.5 ton kanabis drejt Italisë.

Sasia e drogës është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, ndërkohë policia vendase mundi të arrestojë vetëm shoferin. Ish-efektivi kishte rolin e drejtuesit në grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në janar të 2017 nga Porti i Durrësit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit si mall transit, për të mos u kontrolluar më tutje në portet Italiane.

Të fundit