Flash News

E-TJERA

Trafikoi në shtetin fqinj 130 kg k*kainë, arrestohet në Lushnjë 57-vjeçari me dy emra

Trafikoi në shtetin fqinj 130 kg k*kainë, arrestohet në

Arrestohet në Lushnjë, një 57-vjeçar i cili ishte në kërkim nga Interpol Roma, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Policia shqiptare njofton se Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë ishte dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 - 130 kg, në Caserta, Itali.

"I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 - 130 kg, në Caserta, Itali.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia. 

Të fundit