Flash News

E-TJERA

Trafikoi një makinë të vjedhur në Belgjikë, e pëson 49-vjeçari në Qafë-Botë

Trafikoi një makinë të vjedhur në Belgjikë, e

Një 49-vjeçar është kapur në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi ka trafikuar një automjet të vjedhur në Belgjikë. Si pasojë, ai po procedohet penalisht nga policia.

“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë“, thuhet në njoftimin e bluve.

Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.

Të fundit