Flash News

E-TJERA

Trafikonin drogë në Greqi/ Policia arreston tre persona, sekuestron 70 kg kanabis dhe municione

Trafikonin drogë në Greqi/ Policia arreston tre persona, sekuestron 70

Policia e Korçës ka finalizuar fazën e katërt të një operacioni anti-drogë, që nisi tre muaj më parë. Blutë kanë vendosur në pranga tre persona dhe kanë sekuestruar 70 kilogramë kanabis, një armë zjarri automatike, një krëhër me municion dhe një peshore elektronike.

Të arrestuarit janë:

• E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove).

• K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe

• Z. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Me arrestimet e bëra së fundmi shkon në 10 numri i të ndaluarve dhe në 322 kilogramë kanabis i sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.

Ky grup e trafikonte drogën në shtetin grek. Ndërkohë kultivimin e bënin në zonën e Maliqit, Korçë. Lënda narkotike dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë gjetur gjatë kontrollit të banesave të personave të ndaluar.

Të arrestuar akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të fundit