Flash News

E-TJERA

Trafikonin armë, kokainë e heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen tre persona, njëri nga Italia

Trafikonin armë, kokainë e heroinë në zona të ndryshme
Foto ilustruese

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit, vihen në pranga 2 një shqiptar dhe një italian.

Gjatë operacionit koduar “Ëeekend”  ka rënë në pranga dhe një 26-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 2 personat e lartpërmendur, merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës.

Të 3 të arrestuarit me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

V. Gj., 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

G. G., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale M. M., 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpunëtor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së V. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezultuar se V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, merreshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi V. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit