Flash News

E-TJERA

Trafikonin k*kainë e her*inë në Itali, arrestohen në Tiranë dhe Përmet dy anëtarë të grupeve kriminale

Trafikonin k*kainë e her*inë në Itali, arrestohen në

Vihen në pranga në Tiranë dhe Përmet dy persona të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali, të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës.

Sipas policisë, D. I. alias D. Xh., 37 vjeç dhe E. B., 40 vjeç janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Breshias dhe u ndaluan me qëllim ekstradimin në Itali.

Njëri nga këta shtetas u ndalua në Tiranë, gjatë operacionit “Alias”. Shtetasi tjetër u ndaluar në Përmet, gjatë operacionit “The zone”.

Si rezultat i aksioneve të shpejta, të koordinuara dhe profesionale të shërbimeve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, si dhe i shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe partnerëve italianë, brenda 24 orëve, në bashkëpunim me policitë vendore të Tiranës dhe të Gjirokastrës, janë finalizuar 2 operacione për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma. Konkretisht:

-në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. I. alias D. Xh., 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia;

-në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro”, njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit, në Itali.

 

Të fundit