Flash News

E-TJERA

Trafikonin kokainë dhe heroinë/ Policia italianë arreston 11 persona, shqiptarët bashkëpunonin me bashkatdhetarët e tyre

Trafikonin kokainë dhe heroinë/ Policia italianë arreston 11
Foto ilustruese

Policia italiane ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike. Karabinierët e Compagnia di Brenoshoqëruan 11 persona, 8 italianë dhe 3 shqiptarë.

Nëntë prej tyre u lanë në burg, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa arrest shtëpie. Grupi italo-shqiptar akuzohet për trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet nisën në maj të 2020-ës. Shqiptarët e përfshirë në këtë grup, në bashkëpunim me bashkatdhetarët e tyre që vepronin si korrierë, shisnin lëndë narkotike në provincën e Brescia. Nisur nga kjo veprimtari u  bë e mundur goditja e gjithë grupit.

Të fundit