Flash News

E-TJERA

Trafikonin lëndë narkotike/ Goditen dy banda italo-shqiptare, dhjetra të arrestuar; Pamjet e operacionit

Trafikonin lëndë narkotike/ Goditen dy banda italo-shqiptare, dhjetra
Materialet e sekuestruara

Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale që përbëheshin nga shqiptarë e italianë. Ata ishin të implikuar në trafikun e drogës. Lënda narkotike transportohej nga Shqipëria drejt Lombardisë dhe më pas shpërndahej në rajone të ndryshme të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga 37 persona. Dy prej anëtarëve të këtyre grupeve janë arrestuar në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy shtëpi, një kompani, 9 automjete dhe 2 motoçikleta. 

Hetimet e Seksionit Anti-Drogë të Milanos u koordinuan nga Shërbimi Operacional Qendror dhe DCSA. Gjithashtu në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet shqiptare si bashkëpunëtore. Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos.

Të fundit