Flash News

E-TJERA

Trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 13 të arrestuar në Ascoli

Trafikonin lëndë narkotike, shkatërrohet banda italo-shqiptare,

13 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë dhe 5 italianë, kanë rënë në prangat e policisë në Itali, si të dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike, marijuanë dhe kokainë.

Mësohet se, karabinierët e Ascolit mundën të ‘shfarosnin’ bandën italo-shqiptare pas një hetimi disa mujor, i cili provoi ekzistencën e një rrjeti të dendur të trafikut të lëndëve narkotike mes Ascolit dhe Fermanas.

Mediat italiane raportojnë se, për 5 prej të arrestuarve është dhënë masa paraprake arrest me burg, për tre arrest shtëpie dhe 5 të tjerë janë dhënë masa të tjera paraprake.

Të arrestuarit janë në pritje të dhënies së dënimit nga gjykata, pas akuzave që rëndojnë ndaj tyre për administrim të trafikut të marijuanës dhe kokainës.

Të fundit