Flash News

E-TJERA

Trafikonin sende me vlerë, SPAK nis hetim pasuror për ish-shoferin e Ardi Veliut

Trafikonin sende me vlerë, SPAK nis hetim pasuror për ish-shoferin e

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim pasuror për të gjithë personat që u arrestuan dje me urdhër të SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë dhe pastrimin e parave.

Në mesin e të arrestuarve, ishte edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, si edhe bashkëshortja e dhe vajza e Idrizajt. Ndaj kësaj të fundit, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Grupi kriminal kryente trafikimin e sendeve me vlerë si diamante, flori dhe para cash, të cilat kalonin përmes Portit të Durrësit.

“Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm”, njoftoi SPAK pas operacionit.

Të fundit