Flash News

E-TJERA

Trafikonte drogë nga Tajlanda drejt Shqipërisë përmes shërbimit postar, goditet grupi kriminal

Trafikonte drogë nga Tajlanda drejt Shqipërisë përmes

Policia ka finalizuar operacionin "Destinacioni 3", duke goditur një grup kriminal të dyshuar për trafikun e lëndës narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, përmes shërbimit postar.

Gjatë operacionit janë arrestuar tre të rinjtë, I. P., 25 vjeç, R. Z., 25 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në sasinë e sekuestruar janë gjetur 520 gramë kanabis me vlerë 11,000 euro, shuma parash, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Postën Shqiptare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Materialet u kaluan për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit