Flash News

E-TJERA

Trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 9 vite burg

Trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohet

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Last Coffee”, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Sokol Tatani (Isteri), banues në Durrës.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar. Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali." thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

 

 

 

Të fundit