Flash News

E-TJERA

“Trafikova armë se kisha nevojë për para”, dëshmon 46-vjeçari, municioni do shitej për 4 mijë euro

“Trafikova armë se kisha nevojë për para”,

I arrestuar një ditë më parë në Tiranë për trafik armësh dhe posedim të kallëpeve tritoli, Urim Meta është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku gjatë dëshmisë ka pranuar përfshirjen në aktivitetin kriminal.

Sipas burimeve nga hetimi, Meta ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike.

“Tani që më kapët, e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime,” është shprehur ai para hetuesve.

Ai ka treguar gjithashtu se armët dhe municioni do të shiteshin me 4 mijë euro, ndërsa kallëpet e tritolit me 500 euro secili.

“Porosinë e kam marrë nga ndërmjetësi dhe nuk e di se kush është personi fiks që do t’i merrte në Maqedoninë e Veriut. Unë do t’i çoja deri atje. Paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër do e merrja pasi të dorëzoja porosinë,” ka shtuar Meta.

Të fundit