Flash News

E-TJERA

Trafiku i 7.5 tonëve kokainë, grupi "Pepa" del para GJKKO

Trafiku i 7.5 tonëve kokainë, grupi "Pepa" del para GJKKO

Lulzim Pepaj, Fatjon Marku dhe Anton Kola janë paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal të njohur si “Pepa”, i akuzuar për trafikimin e rreth 7.5 tonëve kokainë.

Seanca gjyqësore po zhvillohet nën drejtimin e gjyqtares Alma Kodraliu, e cila më herët ka konfirmuar masat e sigurisë për të dyshuarit.

Paralelisht, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 232 pasuri me një vlerë të përllogaritur rreth 12 milionë euro, që dyshohet se i përkasin drejtuesit të shpallur në kërkim, Jetmir Pepa.

Sipas hetimeve, operacioni i gjerë është finalizuar të mërkurën me lëshimin e gjithsej 11 urdhër-arresteve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Të fundit