Flash News

E-TJERA

Trafiku i armëve/ Gjykata le në burg të arrestuarit, zbardhet dëshmia

Trafiku i armëve/ Gjykata le në burg të arrestuarit, zbardhet

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masat e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit mbrëmjen e 11 Dhjetorit, të cilët akuohen si pjesë e grupit kriminal që trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për 34-vjeçarin Endri Papa, 28-vjeçarin Aurel Manreka, 22 vjeçarin Gersi Llozha, 26 vjeçarin Kleo Muçalliu dhe 53-vjeçarin Tonin Shkambi.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore ata kanë pretenduar se nuk janë të përfshirë në trafikun mes dy shteteve të armëve dhe se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, i konsideruar si “koka” e grupit.

Nëpërmjet avokatëve ata pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve. Por, togat e zeza nuk i kanë marrë parasysh pretendimet e tyre dhe iu caktuan masën e sigurisë burg pa afat.

Urdhër-arresti për këtë grup kriminal u lëshua edhe për 20-vjeçarin Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi. Por, ai ndodhej në qeli, pasi u  vu në pranga gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e 8 Dhjetorit, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.

Të fundit