Flash News

E-TJERA

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, pistoletat shkëmbeheshin me kokainë

 

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, pistoletat shkëmbeheshin

Ndalimi i 4 personave në maj të këtij viti, që në çantë iu gjeten 10 pistoleta, solli fillimin e një bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në procedimet e përbashkëta mes dy vendeve është provuar shitja e armëve të zjarrit, ku janë përdorur dhe agjentë të infiltruar.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarve ne muajin maj të këtij viti, dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri.

Trafikantët përdornin ditën e shtune dhe të dielë për kalimin në kufi, pasi sipas një marrëveshje, makinat nuk kontrollohen dhe kjo ishte në favor të trafikantëve.

Shpeshherë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo me para, por edhe me kokainë.

Këtu futet roli i Euxhenjo Manushit, i arrestuar pak ditë më parë në një operacion antidroge. Sipas policisë, ky i fundit interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë.

Hetimet kanë provuar se në disa episode, ai së bashku me persona të tjerë, kanë shkuar drejt Kosovës më lënde narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjell armë zjarri.

Policia e Tiranës po verifikon episode ku armët e sjella nga Turqia, disa herë herë kanë tentuar të trafikoheshin edhe në vendet e tjera fqinje, për të cilët nëse provohet, do të rëndohet akuza e personave nën hetim.

Të fundit