Flash News

E-TJERA

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme të Kurum, Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në 'arrest shtëpie'

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme të Kurum, Gjykata e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka shqyrtuar dhe konfirmuar masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme.

Sipas vendimit, tetë prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg, pesë janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa për shtatë është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur.

Masat për 20 të arrestuarit:

1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Të fundit