Flash News

Ditari i Opozitës

Trafiku në autostradën Thumanë-Kashar, Spahia: Deputetët e veriut të reagojnë ndaj vjedhjes

Trafiku në autostradën Thumanë-Kashar, Spahia: Deputetët e

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i ka bërë thirrje deputetëve dhe kryebashkiakëve të veriut të reagojnë për vjedhjen që po bëhen me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Spahia, përmes një postimi në Facebook, ka postuar një video nga trafiku kilometrik në autostradë si pasojë e radhës për pagesë. Spahia i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në proetstën e 11 korrikut dhe të çohen kundër bandës së hajdutërisë.

“Rreth 10 km rradhë për të paguar, në rrugën më të shtrenjtë në historinë e ndërtimit, për të hyrë nga veriu në drejtim të Tiranës.

U bëj thirrje kryetarëve të bashkive dhe deputetëve të veriut të reagojnë ndaj kësaj vjedhjeje, diskriminimi dhe situate të papranueshme, në të mirë dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve të tyre.

Përfaqësuesit e partisë shtet të gjejnë kurajon dhe të ngrihen mbi interesin e partisë/organizatës kriminale.

Gjithashtu u bëj thirrje bashkqytetarëve të zonave të veriut dhe mbarë Shqipërisë të reagojnë ndaj hajdutërisë së bandës në pushtet duke protestuar me datë 11 Korrik ne ora 20:00 në mbrojtje të vendit dhe të ardhmes tone”, shkruan Spahia.

Të fundit