Flash News

E-TJERA

Trafiku në nyjën "Shqiponja", Balluku: Po punojmë 24 orë pa ndërprerje

Trafiku në nyjën "Shqiponja", Balluku: Po punojmë 24

Nyja e sheshit Shqiponja, që është pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës është një nga rrugët ku krijohet më shumë trafik se në asnjë zonë tjetër të Tiranës. Ky është një problem real për kryeqytetasit, të cilët në çdo orar të ditës, hasen më vështirësitë e krijuara në këtë aks, sidomos tani që edhe po punohet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qenë në orët e mbrëmjes për të kryer një inspektim të ecurisë së punimeve, e cila theksoi se po punohet 24 orë pa ndërprerje dhe me 3 turne:

“Është bërë një punë kolosale nën tokë. Jemi duke ndërtuar të gjithë nyjën, në tre nivele, 5 tuba dhe është bërë një punë kolosale, e cila nuk perceptohet dot kur ti kalon sipër në autostradë. Në këtë kantier puna nuk pushon për asnjë sekondë, pasi duhet thënë që deri më tani të gjitha punimet kanë qenë nën tokë. Kjo është një nyje mjaft e rëndësishme me tre nivele, e cila do të shpërndajë të gjithë trafikun që vjen nga Durrësi, trafikun që vjen nga Unaza e Re apo dhe trafikun që vjen nga qendra e qytetit. Situata e trafikut padyshim ka qenë e rënduar për shkak të punimeve që kryhen në nyjën kryesore."

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht drejtuesve të automjeteve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se devijimi i trafikut për t’i hapur rrugë fazës tjetër të punimeve në nyjen “Shqiponja” do të zgjasë për një periudhë afro 4-mujore.

Të fundit