E-TJERA

Trafiku në Tiranë, gazetarja gjen “fajtorin”: Njerëz që dalin me makinë për të marrë lekë në bankomat

Trafiku në Tiranë, gazetarja gjen “fajtorin”: Njerëz

Trafiku është një ndër problemet kryesore me të cilin përballen qytetarët e Tiranës çdo ditë.

Por, sipas Iva Tiços, e ftuar në “Politik On” në RTV Ora, fajin për këtë nuk e kanë bllokimet e rrugëve nga ana e bashkisë por vetë qytetarët.

“Trafikun në qytet e bëjnë njerëzit që ndalojnë ku të duan dhe dalin me makinë për çdo gjë. Njerëz që dalin me makinë për të marrë lekë në bankomat dhe e ndërtojnë jetën pa lëvizur dy sekonda na makina. Ne si njerëz duhet të kemi përgjegjësi tona si jetojmë në qytet“, tha gazetarja

Sipas Tiços, “Tirana nuk hyn në qytetet që nuk kanë lulishte dhe në qytetet e thata”.

Ditët e fundit, si pasojë e punimeve të pjesshme në rrugë dhe korsitë e biçikletave, trafiku në Tiranë është kthyer në kaos. Për të lëvizur nga një pjesë e qytetit në pjesën tjetër të duhen minuta të tëra pritje në smogun dhe zhurmën e një kryeqyteti mbi 1 milionësh.


 

Ditari politik

Të fundit