Flash News

E-TJERA

Trafikuan 23 kg kokainë me autobusi në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Itali

Trafikuan 23 kg kokainë me autobusi në Shqipëri, arrestohen 2

Policia italiane ka arrestuar  tre persona  pasi akuzohen për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se në pranga ra një 31-vjeçar si dhe dy shqiptarë të moshës 42 dhe 39-vjeç të akuzuar për trafik droge. 

Gjatë një shërbimi vëzhgimi specifik të organizuar, oficerët panë një makinë me 31-vjeçarin në bord duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.

Po ashtu mësohet se oficerët panë dy shqiptarët të cilët nga një autobus i kaluan italianit dy zarfe të mëdhenj të bardhë, i cili i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës së tij dhe pastaj u largua.

Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq ku është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve.

Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.

Të fundit