Flash News

E-TJERA

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e k*kainë, lihet në burg djali i ish-deputetit Rrahman Rraja

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e k*kainë, lihet në burg djali i

GJKKO ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal të arrestuar nga operacioni i SPAK një ditë më parë, mes tyre edhe Rexhep Rrajan, djali i ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Në masën ‘arrest në burg’ janë lënë  Islam Sefa, Rexhep Rraja (djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja), Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. 

Grupi kriminal “Rraja” raportohet se ishte përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa bazën e kishte në Nikël.

Gjatë kontrolleve ne 12 banesa dhe ambiente të tjera, mes tyre edhe të fisit Rraja, u sekeustruan 430 mijë euro, 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi.  

Financues dhe organizator kryesor, dyshohet të jetë Islam Sefa, aktualisht në burg si kreu i një rrjeti që në më pak se 2 vite ka trafikuar marijuanë në Gjermani dhe disa vende të BE-së në vlerën 3.3 milionë euro.

Bëhet fjalë për disa episode trafikimi, në disa shtete të ndryshme. Hetimet, të drejtuara nga prokurori Adnan Xholi, nisën pas bisedave të zbuluara në SkyECC. 

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal” nga viti 2020. 

 

 

Të fundit