Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Një operacion i Antidrogës e Antimafias Italiane ka çuar në shkatërrimin e një grupi narkotrafikantësh shqiptarë me bazë në Milano, Pavia, Monza e Modena.
Grupi kriminal brenda 6 muaj ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.
Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 8 urdhëra ndalimi, 5 urdhër arrestimi me burg , 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.
Hetimet kanë zbardhur lidhjet e degëzimet e këtij aktiviteti kriminal me grupe shqiptare në Shqipëri, në Amerikë Latine, Belgjikë e në vendet e Ulëta.
Sipas hetimeve paratë e fituara nga trafiku i drogës ricikloheshin në ekonominë e vendeve të ndryshme.
Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.