Flash News

E-TJERA

Trageti i linjës Bari-Durrës pëson dëmtim në portin italian

Trageti i linjës Bari-Durrës pëson dëmtim në portin

Trageti i linjës Bari-Durrës ka pësuar dëmtim në portin italian ku për shkak të defektit, trageti nuk është nisur ende drejt portit të Durrësit.

Burime nga porti i Barit bëjnë me dije se trageti AF Marina ka pësuar një avari në nisje.

Mjeti lundrues mësohet se është dëmtuar në pjesën e bashit. Sipas pasagjereve në traget, ai ka pasur difekt në sistemin e timonit.

Pasagjeret shprehen se kanë ndjerë një përplasje dhe  ende nuk u eshtë komunikuar ora e nisjes.

Të fundit