Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Bolonja, 12-vjeçari shqiptar humb jetën pas rënies nga çatia e një ndërtese

Tragjedi në Bolonja, 12-vjeçari shqiptar humb jetën pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Via Piave, në Bolonja të Italisë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur i mituri ishte duke ecur mbi një sipërfaqe xhami të vendosur në çatinë e ndërtesës. Sipas raportimeve paraprake, xhami nuk ka përballuar peshën e tij dhe është thyer, duke bërë që 12-vjeçari të rrëzohej dhe të përplasej në zonën e shkallëve.

Shokët që e shoqëronin kanë tentuar ta ndihmojnë menjëherë, por përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme. I mituri ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia italiane, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit