Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Detin e Kuq: Fundoset nëndetësja turistike pranë Hurgadës, gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Tragjedi në Detin e Kuq: Fundoset nëndetësja turistike pranë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Detin e Kuq, pranë resortit turistik të Hurgadës në Egjipt, ku një nëndetëse turistike është fundosur, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe lëndimin e të paktën 19 të tjerëve.


Sipas mediave shtetërore egjiptiane, të gjitha viktimat janë të huaj, ndërsa Konsullata ruse në Hurgada ka konfirmuar se në nëndetëse ndodheshin 45 turistë, përfshirë të mitur. Autoritetet ruse raportuan se shumica e pasagjerëve janë shpëtuar dhe janë dërguar në hotele dhe spitale në Hurgada.


Nga ana tjetër, media shtetërore ruse Ria Novosti, duke cituar burime nga shërbimet egjiptiane të emergjencës, raportoi për vdekjen e pesë shtetasve të huaj dhe një shtetasi egjiptian.


Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie detare, ndërsa të mbijetuarit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës.

Të fundit