Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Francë/ Shqiptari vret bashkëshorten me armë, më pas edhe veten

Tragjedi në Francë/ Shqiptari vret bashkëshorten me armë,
 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tyre në zonën e Brestit.

Mediat vendase raportojnë se dyshohet se burri shqiptar për motive ende të panjohura, vrau më armë zjarri bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Çifti ishin prindër i dy fëmijëve. Fëmija më i madh nuk ishte kthyer ende në banesë kur ndodhi ngjarja, ndërsa fëmija tjetër ndodhej në shkollë në momentin e tragjedisë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pas të shtënave me armë që dëgjuan nga apartamenti i çiftit shqiptar.

Të fundit