Flash News

Ditari i Opozitës

Meta tregon përballjen me prokurorët në SPAK: Ne iu përgjigjëm pyetjeve të tyre, ata jo ne

Meta tregon përballjen me prokurorët në SPAK: Ne iu

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u mor në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime.

Pas seancës, Meta reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku deklaroi se iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorëve të SPAK. Ai theksoi se, ndonëse bashkëpunoi me institucionin, prokurorët nuk dhanë përgjigje për pyetjet e ngritura nga ai dhe avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Meta e quajti procesin një “show mediatik” dhe akuzoi institucionet për mungesë transparence. Ai theksoi se gjatë seancës kërkoi informacion në lidhje me atë që e cilësoi si një akt të paligjshëm, duke e quajtur “rrëmbim”.

Deklarata e Metës në Facebook:
Sot iu përgjigja me korrektësi të gjitha pyetjeve të prokurorëve të SPAK, duke treguar seriozitet dhe transparencë të plotë. Fatkeqësisht, asnjë nga pyetjet që unë dhe avokati im Genc Gjokutaj ngritëm, nuk morën përgjigje nga ana e tyre. Ne kërkuam informacion për një akt të rëndë dhe të paligjshëm, të cilin nuk mund ta pranojmë si popull e si shtet!”

 

 

Të fundit