Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Kavajë, gjenden të pajetë katër turistë rusë në një sauna

Tragjedi në Kavajë, gjenden të pajetë katër
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar natën e mbrëmshme në një hotel në Qerret të Kavajës.

Katër turistë rusë janë gjetur të pajetë në ambientet e saunës të një hoteli. Dyshimet e para të policisë janë se rusët, dy gra dhe dy burra janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë

“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

 

Të fundit