Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Kili: Përmbyset varka turistike, humbin jetën gjashtë persona

Tragjedi në Kili: Përmbyset varka turistike, humbin jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kilin jugor, ku një varkë turistike është përmbysur në lumin Rahue pranë qytetit Osorno, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth 5 kilometra para mbërritjes në destinacionin final, portin e Bahia Mansa.

Sipas autoriteteve, në varkë ndodheshin 34 persona, ndonëse kapaciteti i saj ishte për 21. Një zëdhënës i marinës kiliane ka konfirmuar se gjashtë trupa janë gjetur deri tani, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur.

Prokurorja Maria Angelica de Miguel ka deklaruar se shumë prej pasagjerëve nuk kishin veshur jelekë shpëtimi, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë.

Kapiteni i varkës është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

Të fundit