Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Roskovec/ Shembet muri rrethues i banesës, zë poshtë dhe humb jetën 4-vjeçarja

Tragjedi në Roskovec/ Shembet muri rrethues i banesës, zë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk në Roskovec.

Policia njofton se një muri i amortizuar i një banese u shemb duke zënë poshtë një 4-vjeçare, e cila edhe pse u transportua në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit