Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Zall Bastar, gruan e merr rrjedha e lumit dhe humb jetën

Tragjedi në Zall Bastar, gruan e merr rrjedha e lumit dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ku një grua 44-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja me inicialet B.P. dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit, duke gjetur vdekjen. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga uji pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, pritet që hetimet të sqarojnë shkaqet dhe dinamikën e plotë të incidentit, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi.

Të fundit