Flash News

E-TJERA

Tragjedia e përplasjes së dy trenave në Greqi, identifikohen 4 shqiptarë mes viktimave

Tragjedia e përplasjes së dy trenave në Greqi, identifikohen 4

Një aksident i tmerrshëm  para pak ditësh në Greqi, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin i mori jetën shumë personave. Mes viktimave të aksidentit, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se janë identifikuar katër shqiptarë.

Shqiptarët e identifikuar pas komunikimit me autoritetet greke janë Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klauida Lato. Ndërkohë pritet identifikimi me anë të testit të ADN-së për një tjetër shqiptar të zhdukur.

NJOFTIMI:

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

 

Të fundit