Flash News

E-TJERA

Tragjedia me turistët gjermanë në Alpe, i vdekuri nuk gjendet dot nga njësitet tona, vjen ndihma nga Kosova

Tragjedia me turistët gjermanë në Alpe, i vdekuri nuk gjendet dot
Foto ilustruese

Zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur sot në alpet mes Valbonës dhe Thethit, ku një grup turistësh gjermanë kanë rënë në humnerë.

Fillimisht u fol për dy turistë gjermanë, por burime të Politiko.al nga Valbona kanë konfirmuar se bëhet fjalë për tre alpinistë të huaj të përfshirë në aksident.

Mësohet se një prej tyre ka humbur jetën, një është plagosur rëndë. Trupi i turistit qe mendohet i vdekur nuk është gjendur akoma dhe nuk dihet gjendja e tij.

Turistët ishin duke eksploruar zonën në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, por dyshohet se kanë ngatërruar rrugën dhe janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit, një shteg që nuk konsiderohet i vështirë për t’u kaluar.

Po ashtu, burimet kanë bërë me dije se një grup kërkim-shpëtimi është nisur nga Kosova për t’i ardhur në ndihmë shërbimeve të Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe ekipit mjekësor lokal, për të bërë mundur gjetjen e turistit të humbur.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Të fundit